Subvencione me përzgjedhje/ Opozita kërkon rishikimin e skemës së shpërndarjes së financimeve në bujqësi
Mazhoranca nuk ka pranuar të ndryshojë skemën për rimbursimin e fermerëve, pavarësisht se në debatin në Komisionin Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese u pranuan problemet. Kreu i PAA-së Agron Duka theksoi se aktualisht diskriminohen fermerët e vegjël dhe ata që duan të jenë të pavarur ndaj kërkoi që ndihma të jetë për të gjithë
Agron Duka: Njerëzit që të nerren me bujqësi duhet të suvencionohen pavarësisht nëse kanë aplikuar tek AZHBR apo jo. E njëjta histori ndodhi dhe me tokën. Njerëzit nuk e dinë çfarë përbërje ka kjo tokë dhe e mbjellin me një gjë të cilën nuk e bën. Edhe për ujin edhe për tokënduhet ta orjentojmë.
Për Ministrin e Bujqësisë shkak është buxheti i përcaktuar që detyron të vendosen kritere
Agron Duka: Natyrisht kur ke një numër aplikimesh që mbushin kushtet por fondi është i limituar, je i detyrut të vendosësh një kriter që nuk është diskriminues për asnjërin. Ne ende sot e kësaj dite për shkaqe objektive nuk kemi definicionin fermer.
Për Dukën shumë nuk mund të bashkohen në shoqata, dhe varfëria i bën që të mos dijnë të aplikojnë, por një tjetër problem mbetet përcaktimi se cilët duhet të quhen fermerë
"Për njerëz të cilët janë më të aftë apo që ka mbaruar një gjys shkolle dhe dinë të aplikojnë se ne e dimë që me bujqësinë merret rreth 40% e popullatës të cilët nuk janë shumë të shkolluar", tha Duka.
Skema e shpërndarjes së karburanteve për përfaqësuesit e qeverisë po ecën normalisht teksa shtohet se janë dyfishuar aplikimet.
Helidon Bushati: Kanë aplikuar mbi 26mijë fermer dhe e kanë përfituar litrin e naftës rreth 19 mijë. Këtë vit jënë aplikime mbi 50 mijë fermer, pra jemi që këtu në dyfish dhe brenda datës 2 qershor u janë shpërndarë pothuajse 20 mijë fermerëve.

