Politika hedh ushtrinë në zjarr, Berisha e Rama replika për flakët në Sazan

Në një kohë që Sazani po digjet, Sali Berisha, ka publikuar mesazhin e oficerit dixhital, ku thote se ushtria është në kolaps.  Kryeministri Edi Rama reagoi për zjarrin në ishullin e Sazanit duke thënë se është situatë që ndodh në shumë vende kur ka raste të zjarreve

Tirane- Në një kohë që Ishullit të Sazantit po i del tymi, poltika i është ritkthyer debateve për kapacitet e Emergjencave Civile.  Sali Berisha, ka publikuar një mesazh të atij që e quan oficeri dixhital, për të theksuar se ushtria është në kolaps të plotë. Në mesazh thuhet se ushtarët dhe oficerët bëjnë punë të dytë deri në kamarier, për shkak të pagave të ulëta, ndërsa sipas tij as helikopterët e as flota detare nuk funksionon.

 “Oficerë madhore të saj punojnë pasdite në bare dhe restorante për të plotësuar rrogat e ulëta që marrin. Të gjithë helikopterët nuk ngrihen dot me në ajër. Anijet e flotës detare nuk janë në gadishmëri. I bëj thirrje NATO-s të ndërmarre një inspektim për vlerësimin e gjendjes tejet të rëndë të Forcave të Armatosura të një vendi anëtar të saj!”

Kryeministri Edi Rama duke shpërndarë postimin e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, që tregonte ndërhyrjen nga ajri për shuarjen e zjarreve në Sazan, iu përgjigj indirekt Sali Berishës.

“Sa për ata që nuk kanë sy të shohin çfarë ndodh njëkohësisht, sot që flasim, rrotull Athinës apo çfarë ndodh kudo tjetër në kushtet e zjarreve, nga Turqia e deri në Spanjë, po hidhen përpjetë duke kërkuar helikoptera me kova uji biblik e me shkopinj magjikë, nuk kemi asgjë për të thënë! Janë të njëjtët shqipo, që në tërë historinë e këtij vendi, kanë bërë fiks të njëjtën gjë, llafe, llafe, llafe”

Minsitri Peleshi njoftoi në rrjetet sociale duke e shoqeruar bashkë me video se Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Haki Çako, i shoqëruar nga ekspertë zjarresh janë duke u kryer vëzhgime, nga ajri mbi ishullin e Sazanit për të vlerësuar nevojën e ndërhyrjeve të mëtejshme.

Ndërkohë sipas tij  që në orët e para të mëngjesit janë shtuar trupat e ndërhyrjes nga toka të cilët kanë krijuar breza të shpyllëzuara rreth vatrave të zjarrit.