Mediu në Gjermani: Në Ballkan tendecë për ringjallje të tensioneve, Rusia ndikim të madh tek Serbia

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, së bashku me deputeten Blerina Gjylameti, morën pjesë  në takimin vjetor në Berlin të organizuar nga parlamenti Gjerman.

Gjatë drekës ndërkombëtare të organizuar nga Bundenstag me përfaqesues nga 42 shtete, Mediu theksoi rëndësinë e një raporti, të drejtë të politikës me besimin.

Mediu theksoj se në Ballkan vihen re qartë tendenca të ringjalljes së ndarjeve dhe tensioneve.

“Deklaratat e Vuçit gjatë inaugurimit duke e cilësuar  Kosovën pjesë të Serbisë, qëndrimi në krah të Rusisë dhe marrëdhëniet e ngushta politike dhe ushtarake, zhvillimet në Bosnje, tregojnë qartë se Rusia ka një ndikim të madh në Serbi dhe Republika Serbska në BIH, dhe është e interesuar për vatra të reja konflikti në Ballkan” – tha Mediu.

Ai gjithashtu theksoi se qëndrimet e Rusisë për të kontrolluar dhe krijuar konflikte dhe ndarje në Ballkan bëhen më shqetësuese edhe me ndikimin e Kinës nëpërmjet iniciativave të ndryshme për të kontrolluar në ekonomi dhe teknologjinë e rajonit, për më tepër në marrëdhënie ushtarake duke i shitur armatime Serbisë, e cila ka hyrë në një proces armatimi të shpejtë duke shpenzuar rreth 3% të buxhetit, një kërcënim i hapur për rajonin, në veçanti për Kosovën.

Mediu theksoj se Shqipëria ka një rol shumë të rëndësishëm për të luajtur në drejtim të Presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB dhe në bashkëpunim me vendet e tjera anëtare të NATO-së në Ballkan përpara Samitit të NATO-së në Madrid, për të trajtuar me realizëm rreziqet potenciale në Ballkan.