Fushë Krujë, sherri banal përfundon me plagosje, në kërkim autori
Një plagosje me armë zjarri në Fushë Krujë, pas një konflikti të çastit.
Një 62-vjeçar është plagosur në këmbë, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Plagosi 62-vjeçarin me armë zjarri në këmbë, gjatë një konflikti të çastit, shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes. Më datë 06.06.2022, në Fushë Krujë, në lagjen "Punëtori", shtetasi B. S., 44 vjeç, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin L. K., 62 vjeç, banues ne Fushë Krujë, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.” – njofton policia.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
