Stuhia e erës ‘pushton’ Kukësin, shikoni pamjet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Qershor 2022, 17:33
Qyteti i Kukësit është përfshirë nga një stuhi ere pasditen e të hënës.
Për pasojë disa pemë në qytet janë rrëzuar.
Përveç dëmeve materiale për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar.

Era e fortë shkaktoi probleme edhe në rrjetin e shpërndarjes duke lënë pa energji elektrike disa zona.
Moti i keq ngujoi në shtëpi njerëzit duke e boshatisur qytetin përgjatë pasdites.
Edhe pse java ka nisur me diell e temperatura të larta, meteorologët parashikojnë përkeqësim të motit të mërkurën.
Temperaturat do të bien ndërsa i gjithë vendi do të përfshihet nga reshjet e shiut por edhe stuhitë.


