Drejtësia në përplasje kompetencash
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, nuk ka ekzekutuar ende vendimin e marrë nga Gjykata Administrative e Apelit , e cila shpalli nul vendimin e KLP-së për ngritjen në detyrë të dy prokurorëve Elvin Gogaj dhe Alfred Shehu , që u emëruan në SPAK.
Në mbedhjen e kësaj radhe anëtarët e KLP-së kanë vendosur ti drejtohen për rekurs Gjykatës së Lartë duke kërkuar pezullimin e ekzekutimit të vendimit derisa çështja të shqyrtohet në këtë gjykatë.
Padia në Gjykatën Administrative të Apelit u bë nga prokurorja e Tiranës Sonila Muhametaj, ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë e cila kërkoi shpalljen nul të emërimit të Elvin Gogaj dhe Alfred Shehut, pasi sipas saj ata nuk i kanë marrë pikët me meritë.
Muhametaj kërkoi ndërhyrjen e gjykatës që të zhbëjë një vendim të KLP që e skualifikuan nga gara, riçeljen e garës si dhe renditjen e kandidatëve sipas ligjit dhe meritokracisë kërkesë e cila u pranua.
Një tjetër situatë e ngjashme po ndodh edhe me KPK-në, pasi nuk ka pezulluar nga detyra anëtaren Etleda Çiftja, e cila u mor e pandehur nga Spak. Edhe këtë të hënë Çiftja ishte në seancn e vettingut ndaj gjyqtarit Altin Abdiu, seancë e cila nuk u zhvillua pasi gjyqtarit i mungonte avokatja.
