Në ndihmë të familjeve/ Kryqi i Kuq dhe emigrantët sensibilizohen për familjen Myrto
"Ta vënë dorën më zemër e të më ndihmojnë, unë njeri jam, s'kam të jetoj."
Thirrjes për ndihmë që 62 vjeçari Astrit Myrto, bëri në ora news një javë më parë i është përgjigjur Kryqi i Kuq Shqiptar dhe një çift shqiptar emigrant në Belgjikë.
Pasi u njohën me gjendjen e 62 vjeçarit përfaqësuesja e Kryqit të Kuq shprehu gadishmërinë që familjen ta kenë në konsideratë dhe në muajt në vijim.
"Si fillim unë doja të falenderoja shumë televizionin tuaj që e bëri të ditur rastin. Ne erdhëm për të bërë një vlerësm nevojash dhe pamë gjendjen e zotërisë. Do ta kemi në shqyrtim", tha përfaqësuesja e Kryqit të Kuq.
"Faleminderit, rrofshi e qofshi!", tha Astriti mes lotësh.
Mes lotësh ai falenderoi dhe çiftin që i dhuruan atij 100 euro.
"Faleminderit! Rrofshi sa malet që më ndihmuat!", tha Astriti.
Ora news gjithashtu në bashkëpunim dhe me Bashkinë Kamëz bënë të mundur që të aplikonin dhe për ndihmën ekonomike për ti ardhur sa më pranë në ndihmë astritit dhe djalit të tij.
Astrit Myrto jeton në Valias të Bashkisë Kamëz në një shtëpi ku pothuajse gjithçka mungon ndërsa dhe dhomat ku ai qëndron mund ti rrezikojnë atij jetën nga momenti në moment.
