E rëndë! 4-vjeçari humb jetën pasi përplaset me shtyllën

Një katër vjeçar ka humbur jetën tragjikisht, ndërsa kishte dalë në rrugë me biçikletën që kishte marrë dhuratë për 1 qershor, festën e fëmijve.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se i vogli ishte  përplasur me një shtyllë dhe për fat të keq ka humbur  jetën tragjikisht.

Jacob kishte veshur një çantë motokrosi portokalli dhe të bardhë së bashku me pajisje të plota mbrojtëse kur hipi në biçikletë.

Babai i tij Ross Turner e çoi Jacob-in në Fushën Sportive Britannia në Blackwood, Uellsi i Jugut, në mënyrë që ai të mund të provonte biçikletën e tij më të fundit për herë të parë, por që prova e tij e parë ka rezultuar fatale.