Hodhën në erë makinën e ekonomistit në Vlorë/ Ora News siguron foton e dy autorëve para krimit

Ora News ka siguruar momentin kur dy autorët e dyshuar të vendosjes së tritolit në makinën e Ermal Kasës lëviznin pak momente para vendosjes se lëndës plasëse. Një video që grupi hetimor po e analizon duken këto dy persona lëvizin të qetë drejt lagjes pavarësia deri në momentin që i afrohen makinës.

Nga aty ata vendosin lëndën plasëse në pjesën e parmë të makinës dhe sapo siguron që është montuar siç duhet, largohen me shpejtësi. Grupi hetimor i tha Ora News autorët kanë qenë të maskuar, e ndërsa nga analizimi i pamjeve nuk është përfituar identiteti i tyre.

Nga shpërthimi i lëndës plasese fatmirësisht nuk u regjistruan dëme njerëzore por vetëm materiale.

Nga marrja në pyetje qe i është bërë pronarit të ‘Audit’ ka deklaruar që nuk konflikte me njëri.