“I drogonte që mos të bërtisnin”, zbulohet skandali: 44-vjeçari që shtirej si dado përdhunoi 33 fëmijë, i filmoi me video
Një ngjarje e rëndë e abuzimit me fëmijët ka dalë në dritë në qytetin gjerman Këln. Mediat e huaja bëjnë me dije se një pedofil ka abuzuar me 33 fëmijë.
Mësohet se 44-vjeçar i cili punonte si dado rezultoi se në fakt ishte një pedofil. Ai prezantohej si një babysitter në internet dhe shumë prindër i besonin fëmijët, me të cilët ai abuzonte seksualisht dhe aktin e regjistronte, me video.
Ndërkohë prindërit e fëmijëve nuk dyshonin aspak se çfarë po ndodhte në shtëpinë e tyre.
Viktima më e vogël ishte një foshnjë një muajshe, , ndërsa abuzimet me foshnjet datojnë që në vitin 2005.
Shefi i policisë së Këlnit, Falk Snaber, në një konferencë për shtyp ku dhe ka bërë me dije lajmin, është shprehur se është i tronditur nga ajo që ka ndodhur.
Ja shenjat se si të dalloni që një fëmijë po bullizohet
1 Qershor, 17:43
Ai tha se hetimet për rastin në fjalë kanë zgjatën një muaj, ndërsa shton se skandali i abuzimit seksual të fëmijëve dhe pornografisë së fëmijëve që tejkalon të gjitha kufijtë e imagjinatës.
“Nuk kam hasur kurrë në një nivel të tillë barbarie çnjerëzore dhe indiferencë ndaj vuajtjeve të fëmijëve të vegjël, dhimbjeve dhe britmave të tyre dhe frikës së dukshme. Dhe kurrë nuk mund ta imagjinoja këtë”, thotë ai.
Mes të abuzuarve kishte dhe fëmijë me aftësi të kufizuara.
Sipas asaj që raportohet ka indikacione se në disa raste fëmijët u qetësuan me lëndë narkotike për të mos u bërtitur.

