Zelenski garanton SHBA-në: Nuk kemi qëllim të godasim Rusinë

Siç raportuam sot, presidenti amerikan Joe Biden ra dakord të dërgojë në Ukrainë raketa me rreze të gjatë veprimi vetëm në rast se kishte një garanci se nuk do të përdoreshin drejt territorit rus.

Për këtë Zelenski tha se vendi i tij nuk synonte të godiste Rusinë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në një intervistë për kanalin televiziv amerikan "Newsmax" ai këmbënguli se armët do të përdoreshin vetëm për vetëmbrojtje.

"Ne nuk synojmë Federatën ruse. Ne nuk do të luftojmë në territorin e tyre siç po bëjnë ata me ne," tha ai.