Fansja e familjes mbretërore/ Margaret Tyler, koleksionistja e mijëra relikeve mbretërore në MB

Mijëra fotografi përkujtimore dhe filxhanë çaji të grumbulluar në shtëpinë e Margaret Tyler në Londër, një nga koleksionistet më të famshme në Mbretërinë e Bashkuar të relikeve mbretërore. Disa ditë para Jubileut Platinum të Mbretëreshës Elizabeth II, 78-vjeçarja Tyler e veshur me një xhaketë “Union Jack” tregon me krenari koleksionin në shtëpinë e saj në periferi të Wembley.

"Unë mendoj se është e mrekullueshme që ajo ka bërë 70 vjet në fron. E vetmja gjë që më shqetëson është fakti që princi Philip nuk është me të."

Tyler ka mbledhur më shumë se 12,000 objekte mbretërore gjatë 40 viteve të fundit, nga filxhanët e çajit që mbajnë imazhin e të gjithë anëtarëve të familjes mbretërore, te postera, foto me kornizë, libra, statuja, madje edhe pantofla dhe tavlla. Ajo ka bërë një portret të "Lady Dianës" të pikturuar në tavan nga një artiste amerikane.

"Ishte punë shumë e vështirë sepse piktores I duhet tw punonte me krahwt lart gjatë gjithë kohës", tha ajo.

Pavarësisht sasisë së kohës së shpenzuar për mbledhjen e suvenireve mbretërore, Tyler gjithashtu nuk e humb mundësinë për të takuar familjen mbretërore. Kjo ishte arsyeja psëre, në moshën 19-vjeçare, ajo u largua nga Herefordshire rurale në perëndim të Anglisë për t'u transferuar në Londër dhe për të qenë më afër Pallatit Buckingham. Që atëherë ajo është takuar katër herë me mbretëreshën.

“Një herë i dhashë një tortë të madhe në formë kurore”, thotë ajo me krenari.