Gjermania dërgon sistemin më modern të mbrojtjes në Ukrainë

Gjermania do të dërgojë sistemet e mbrojtjes ajrore IRIS-T në Ukrainë.

Lajmin e bëri me dije kancelari i vendit Olaf Scholz gjatë ditës së sotme.

"Në javët e ardhshme, ne do të furnizojmë me armë të tjera, një ndër to është dhe sistemi modern i mbrojtjes IRIS-T. Ky është sistemi më modern i mbrojtjes që Gjermania ka," tha kancelari.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Sipas tij kjo do ta ndihmonte Ukrainën të mbrojë një qytet të tërë nga sulmet ajrore.

Lajmi vjen pas vendimit të SHBA-së se do të dërgonte sisteme raketash të një artilerie të lartë të njohur si HIMARIS.   

Gjermania fillimisht i rezistoi thirrjeve për të ofruar armatime për Kievin, duke rënë dakord vetëm për të ofruar ndihmë humanitare dhe pajisje mjekësore.

Kjo qasje ishte në përputhje me politikën dhjetëvjeçare të Gjermanisë për të mos furnizuar me armë vdekjeprurëse zonën e krizës.