Ultimatumi i Elon Musk për punonjësit e Tesla-s: Kthehuni në zyrë ose largohuni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Qershor 2022, 17:21
Elon Musk, u ka bërë thirrje punonjësve të Tesla-s të kthehen të punojnë në zyrë ose të largohen nga puna.
Ai është shprehur se puna në distancë nuk është më e pranueshme.
“Ata që punojnë në distancë duhet të jenë në zyrë të paktën 40 orë në javë ose të largohen nga Tesla. Kjo është më e pakta që po kërkojmë nga punonjësit e fabrikës, "thotë Musk në një email të raportuar nga Bloomberg
