SHBA ndryshon mendje: Do të dërgojmë raketa me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë
Kanë mjaftuar më pak se 48 orë që presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden të ndryshojë qëndrimin e tij për sistemet raketore me rreze të gjatë veprimi.
Pasi tha se nuk do t’i dërgonte armë të tilla Ukrainës, Biden është zotuar se tashmë është gati që ta ndihmojë Kievin me sisteme të tilla raketore.
Armët, të kërkuara prej kohësh nga Ukraina, do ta ndihmojnë atë të godasë forcat ruse nga një distancë më e gjatë.
Deri tani, SHBA-të kishte refuzuar kërkesën e Kievit me frikën se armët do mund të përdoreshin për të sulmuar objektivat e Moskës në territorin rus.
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë ranë dakord të siguronin raketat për Ukrainën, vetëm pasi morën garanci nga Presidenti Zelenski se armët nuk do të përdoreshin për të sulmuar objektivat brenda Rusisë.
Sistemet mund të lëshojnë raketa të shumta të drejtuara me saktësi në objektiva deri në 70 km distancë, shumë më larg se artileritë që ka Ukraina disponon aktualisht.
Ato gjithashtu besohet se janë më të sakta se ato ruse.
Uashingtoni pret që Ukraina të vendosë armët në rajonin lindor të Donbasit, ku luftimet janë më intensive dhe ku ato mund të përdoren për të goditur njësitë e artilerive ruse, apo edhe trupat e Moskës të cilat synojnë të kapin qytetet ukrainase.
Raketat e fundit do të jenë pjesa kryesore e një pakete mbështetjeje prej 700 milionë dollarësh (556 milionë£) për Ukrainën që do të zbulohet zyrtarisht të mërkurën, thanë zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë.
