Sofja nuk ka veto për të hequr në Francë
Presidentit bullgar nuk i duhet një vizitë në Pallatin Eliysee.
Të mërkurën kreu i shtetit bullgar, Rumen Radev ka refuzuar ftesën e presidentit Makron për të ndërmjetësuar në zgjidhjen e kontestit mes Shkupit dhe Sofjes.
Sipas tij, vetoja do të ngelet në Sofje.
Rumen Radev: Nuk ka përparim në çështjet e hapura mes Sofjes dhe Shkupit, kështu që nuk ka kushte për vizitën time në Paris për të takuar presidentin Macron, dua të shoh rezultate reale, megjithëse e vlerësoj përkushtimin dhe përpjekjet e partnerëve tanë evropianë.
Më tej gjatë një prononcimi për gazetarët bullgar, Radev tha se ai që mund ta heqë veton është populli.
Më herët kryeministri Kirill Petkov ka deklaruar se të gjitha vendimet për heqjen e vetos do t’i merrte Kuvendi.
Mesa duket, presidenti mund të shpallë një referendum të mundshëm.
Mediat bullgare raportuan të martën se kryeministri i Bullgarisë, presidenti dhe përfaqësues të Ministrisë së Jashtme bullgare do të udhëtonin për në Pallatin Elysee në Paris për të diskutuar mundësinë e heqjes së vetos bullgare ndaj Shkupit, e cila po ashtu cënon edhe hapjen e negociatave të vendit tonë.
