Blinken: Ukraina nuk do të përdorë armët amerikane për të goditur Rusinë

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka folur në një konferencë të përbashkët shtypi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ku tha se Ukraina ka dhënë garanci se nuk do të përdorë sisteme armësh me rreze të gjatë të ofruara nga Uashingtoni kundër objektivave në territorin rus.

Paketa e re e armëve që shkon në Ukrainë është pikërisht ajo që u nevojitet dhe do të forcojë ato në çdo negociatë në të ardhmen, tha ai.

Lidhur me shqetësimet rreth interpretimit të paketës së armëve nga Rusia, Blinken tha se presidenti amerikan, Joe Biden, kishte qenë i qartë me homologun e tij rus, Vladimir Putin , për pasojat e pushtimit rus.

Blinken: Ne kemi qenë jashtëzakonisht të qartë për këtë që nga dita e parë, kur Presidenti Biden ia komunikoi atë drejtpërdrejt Presidentit Putin. Pra, ne kemi bërë pikërisht atë që kemi thënë se do të bëjmë.

SHBA nuk mund të parashikojë se sa do të vazhdojë konflikti, vazhdoi Blinken, por do të sigurohet që Ukraina të jetë e pajisur me atë që i nevojitet për të mbrojtur veten në mënyrë efektive./The Guardian/