Uragani Agatha: Të paktën 11 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e baltës në Meksikë

Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe 20 të tjerë janë zhdukur pasi uragani Agatha goditi jugun e Meksikës, duke shkaktuar përmbytje të rrezikshme dhe rrëshqitje dheu.

Guvernatori i shtetit Alejando Murat tha se lumenjtë dolën nga brigjet e tyre dhe rrëmbyen njerëzit teksa qëndronin në shtëpi, ndërsa viktimat e tjera mbetën nën baltë dhe gurë.

Ai tha gjithashtu se raportohet për tre fëmijë të zhdukur.

Zëdhënësi i Qendrës Kombëtare të Uraganeve, Dennis Feltgen, tha se, një stuhi tjetër më e lehtë parashikohet të ndodhë pranë Gadishullit Jukatan dhe Detit veriperëndimor të Karaibeve brenda disa ditësh. Reshjet pritet të përhapen në Kubën perëndimore, Florida Jugore dhe Florida Keys deri në fund të javës.