Papa Francesku thirrje Rusisë: Mos e përdorni grurin si armë lufte
Nga Ora News Përditësimi i fundit 1 Qershor 2022, 13:19
Papa Francesku ka bërë thirrje për heqjen e bllokadës të eksporteve të grurit, pasi sipas tij ushqimi nuk mund të përdoret si armë lufte.
Duke folur në takimin e tij javor, Papa tha se po ndjek me shqetësim të madh zhvillimet në portet e Ukrainës.
"Jetët e miliona njerëzve varen nga gruri, sidomos në vendet më të varfra. Bëj apel që të bëhen përpjekje për zgjidhjen e kësaj çështjeje që të garantohet respektimi i të drejtave universale të njeriut," tha ai.
Ai bëri thirrje që gruri të mos përdoret si një armë lufte.
"Ju lutem mos përdorni grurin, një ushqim bazë, si një armë lufte," shtoi Papa.
