Gjermanët marrin biletë për udhëtime me 9 euro në muaj si përgjigje ndaj rritjes së çmimit të energjisë

Për tre muajt e ardhshëm, gjermanët do të jenë në gjendje të udhëtojnë në vend për vetëm 9 €  në muaj, kjo vjen si rezultat i një përpjekje për të përballuar koston në rritje të jetesës.

I gjithë transporti lokal dhe rajonal në trena, autobusë dhe metro përfshihet në nismën e qeverisë, megjithëse trenat ndërqytetas nuk janë pjesë e nismës.

Biletat e lira synojnë gjithashtu t'i bëjnë njerëzit të lënë makinat e tyre.

Gjithashtu, taksa e karburantit është ulur me rreth 30 cent për litër për benzinën.

Taksa është ulur në minimumin e BE-së, përsëri për tre muajt e ardhshëm, kështu që çmimet e naftës gjithashtu po ulen me rreth 14 cent për litër.

Ministri i Transportit Volker Wissing i ka përshkruar biletat me vlerë 9 euro në muaj si një mundësi të shkëlqyer: "Është një sukses që ne kemi shitur tashmë shtatë milionë bileta".

Megjithatë, kompania hekurudhore Deutsche Bahn tashmë po lufton me mbipopullimin dhe vonesat sakaq perspektiva e miliona pasagjerëve shtesë ka nxitur kritika për planin.

Disa masa të tjera janë duke u marrë për të lehtësuar rritjen e kostos së jetesës:

Ata që janë në punë do të marrin një zbritje prej 300 € për kostot e energjisë në vjeshtë.

Do të ketë një bonus prej 100 € për çdo fëmijë në korrik.

Njerëzit me përfitime të tjera sociale do të marrin gjithashtu 100 €./BBC/