Lufta në Ukrainë/ Shtatë të vrarë dhe 16 të plagosur në 24 orët fundit

Gjatë 24 orëve të fundit raportohet të kenë humbur jetë shtatë persona dhe 16 t tjerë të jenë plagosur.

Nga sulmet e ashpra që po zhvillohen në Ukrainën lindore mbetën të vrarë katër persona ndërsa 10 të tjerë u plagosën nga sulmet ajrore në Severdonetsk dhe Sloviansk.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në Kharkiv humbën jetën dy persona dhe u plagosën pesë të tjerë ndërsa në jug në Bereznehuvate një person mbeti i vdekur.  

Në Luhansk dhe Donetsk trupat ruse bombarduan 21 zona ditën e djeshme dhe shkatërruan 46 ndërtesa civilësh, sipas deklaratës së Task Forcës së Forcave të Përbashkëta të Ukrainës.

Nga një përditësim i fundit i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Rusia po i përqendron sulmet e saj në zonën e Donetskut duke përdorur artileri të rëndë, mortaja dhe raketahedhës, raporton CNN.