Televizioni i Putin mburret se Rusia mund të shkatërrojë SHBA-në me katër raketa
Nga Ora News Përditësimi i fundit 1 Qershor 2022, 11:02
Televizioni i lajmeve, mbështetës i Putinit është mburrur se Rusia mund ta shkatërrojë të gjithë bregun lindor dhe perëndimor të SHBA-së me vetëm 4 raketa bërthamore.
Alexei Zhuravlev, anëtar i Parlamentit të Rusisë, ishte ai që bëri një deklaratë të tillë në televizionin rus të hënën, duke thënë se mjaftonin dy raketa Sarmat 2 dhe dy të tjera për atë perëndimor.
"Katër raketa dhe nuk do të mbetet asgjë," tha ai.
Ai kërcënoi gjithashtu dhe 2 milion ukrainas për asgjesim duke i cilësuar ata si "nazistë" që nuk do ta mbështetesin kurrë Rusinë.
Kjo është vetëm deklarata e fundit, nga një sërë deklaratash kërcënuese që kanë ardhur Rusia, raporton Daily mail
