Shkatërrohet rrjeti i trafikut të drogës në Itali, mes 3 të arrestuarve një shqiptar, ja çfarë sekuestroi policia

Policia italiane ka shkatërruar rrjetin e trafikut të drogës, ku në pranga kanë rënë tre persona, një prej tyre me origjinë shqiptare.

Mësohet se në pranga një 30 vjeçar, një 40 vjeçar dhe një 34 vjeçar përkatësisht me kombësi italiane, shqiptare dhe marokene.

Mediat italiane, bëjnë me dije se në përfundim të këtij operacioni janë sekuestruar 15 kilogramë drogë dhe 25 mijë euro.

Konkretisht u sekuestruan 14 kilogramë marihuanë, 300 gramë kokainë dhe 1 kilogram hashash. 

Në këtë operacion ishin të angazhuar më shumë se 90 agjentë të anti-drogës, të cilët kishin disa muaj që gjurmonin rrjetin e trafikantëve, të cilët vepronin në qytetin e Novarës dhe Piemontit.

Sipas policisë italiane grupi i trafikut të drogës transportonte 20 deri në 30 kilogramë marijuanë dhe një kilogram kokainë çdo muaj drejt vendeve të tjera.

Pas arrestimeve, gjykata ka dhënë edhe 12 masa paraprake ndaj rrjetit të trafikantëve, ku 4 persona janë lënë në burg, 3 arrest shtëpie dhe pesë detyrim-paraqitje.