Vlorë/ 48-vjeçari bie nga lartësia e një objekti në Llogara

Një 48 vjeçar aksidentalisht ka rënë nga lartësia e një objekti mbrëmjen e sotme.

Policia bën me dije se shtetasi A.L është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 12.05.2022, në Llogara, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e një objekti, shtetasi A. L , 48 vjeç, i cili ndodhet në spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.”- njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.