Investimi në pallate, Bogdani: Është vendi ku pastrohen më shumë paratë
Ish deputeti demokrat Gerti Bogdani gjatë intervistës për Ora news tha se po investohet gjithnjë e më shumë në pallate sepse sipas tij ndërtimi është vëndi ku pastrohen më shumë paratë qofshin këto të drogës, të krimit të organizuar apo të korrupsionit.
Gerti Bogdani: Sepse aty janë paratë, ka një raport të "Guardia de Finanza Italiane"që ndërtimi është vëndi ku pastrohen më shumë paratë qofshin këto të drogës, të krimit të organizuar apo të korrupsionit. Ndërtimi është ai që ka shumë fitim për bizneset dhe askush nuk e vret mendjen sepse në momentin që ka njerëz që hyjnë në pallate, në momentin që këto pallate do të popullohen çfarë ndodh pastaj me trafikun dhe me gjithë infrastrukturën mbështetëse. Gjej cep e gjej qosh e bëj pallat ndërkohë rrugicat mbeten ato të para 30 viteve kur nuk kishte këtë fluks makinash e banorësh.
Sipas tij nuk është se ka mungesë të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Bogdani thotë se "mbase mendojnë që janë të paprekshëm por harrojnë që në fund të ditës drejtësia mund të vonojë por drejtësia asnjëherë nuk mund të harrojë.
Gerti Bogdani: Nuk është se ka mungesë të Kontrollit të Lartë të Shtetit pasi ka bërë shpeshherë denoncime, i ka publikuar shpesh herë shifrat. Sidomos Bashkinë e Tiranës të këtyre viteve e ka denoncuar më shumë se çdo institucion tjetër për mungesë transparence dhe për bërje tenderash në fondet limit. Në tendera pa garë deri diku me shumë pak kompani ose të paracaktuara, por është paraja shumë që i errëson sytë dhe i mbyll veshët nga njëra anë dhe nga ana tjetër SPAK. Kryetari i Bashkisë sa herë ka pasur probleme ka këcënuar në emër të SPAK kështu që mbase mendojnë që janë të paprekshëm por harrojnë që në fund të ditës drejtësia mund të vonojë por drejtësia asnjëherë nuk mund të harrojë.
