Zonat urbane kryesojnë numrin e aksidenteve rrugore, Gonxhe: Shkak mungesa e transportit publik

Blendi Gonxhe, drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve dhe Transportit Rrugor për Shqipërinë, thotë se zonat urbane mbajnë pjesën e "luanit" në aksidentet rrugore.

Në emisionin "Drejt" në Rtv Ora, ai thotë se kjo është pasojë e mungesa së transportit publik.

Gonxhe: Kemi 15% më shumë aksidente rrugore në zonat urbane sesa mesatarja e BE dhe 21.6% këmbësorë të përfshirë sesa në vendet e BE. Një rol të rëndësishëm në aksidente kanë zonat urbane. Cili është elementi që bën të kemi një fluks kaq të çrregullt në rrugë? Është një mungesë e transportit publik. Metropole që janë ende pa transport publik të zgjidhur do të na i mbajnë shifrat e aksidenteve ende të larta.