Rikthehet pas dy vitesh “Sofra Tironse”, surprizat e evenimentit që do të zhvillohet nesër

Pas dy vitesh është rikthyer 'Sofra Tironse', një eveniment që zhvillohet çdo vit por për shkak të pandemisë dy vitet e fundit ishte anuluar.

Por duket se tradita do të vazhdojë, pasi ditën e nesërme në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet “Sofra Tironse” e cila do të organizohet nga Shoqata e Tiranës.

Për të folur për detajet dhe të rejat e këtij evenimenti, kreu i kësaj shoqate Arben Tafaj ishte I ftuar në Ora News.

Ai tha se do të ketë surpriza dhe të ftuar special.

Arben Tafaj: Sofra Tironse i ka munguar Komunitetit  tonë dhe qytetarëve të Tiranës për dy vite rrjesht, për shkak të pandemisë. Ne po organizojmë jashtë datës, për shkak të kërkesave të shumta. Struktura është e njëjtë. Do zhvillohet në pallatin e Kongreseve, po në zhanrin e muzikës popullore, të SHqipërisë Mesme dhe të Tironës. Do të jetë  një spektakël me shumë element të kuruar kësaj radhe. Krahas këngëtarëve popullor, Valbona Mema, Bujar Çiçi, Vani Gjuzi,  do të jetë edhe Artjola Toska. Do të jetë një shartim I interpretimit popullor Ilir Tafajt dhe sopranos numër 1, Eva Golemi. Do të jetë një surprizë, kemi një kryqëzim zërash.