Jeni "kumi tek bova!" Rama gjuhë intimiduese ndaj opozitës: Bingo! Bingo! Bangu! Bangu! O vdeksha unë për ju!
Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj i kërkoi kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla që të marrë masa kundër gjuhës jo parlamentare të përdorur nga kryeministri Edi Rama kundrejt opozitës.
E ndërsa kërkesa e opozitës kaloi në heshtje nga kryetarja e kuvendit, Lindita Nikolla, Kryeministri Edi Rama doli sërish në foltore e vijoi të intimidonte opozitën në seancën e sotme parlamentare ku diskutohet pr/ligji për menaxhimin e parkut kombëtar të Butrintit.
Madje përdori një thënie të vjetër vlonjatçe “Kumi tek bova” për të përshkruar situatën ku ndodhet opozita pas përçarjes.
Edi Rama: "Ministria e juaj e bëri kalanë e Lezhës me disko. Dhe e ktheu në një hapësirë ku shkoi dhe bëheshin shiringa droge. Ky është koncepti juaj për trashëgiminë kulturore. Unë nuk kam dhënë bingo në Teatrin Kombëtar dhe e kam gjetur bingon në Teatrin kombëtar me kontratë. Bingo tek Pallati I Kulturës, Bingo tek Piramida. Bingo! Bingo! Bingot. I bëni ju që jeni akoma sot, bangu bangu dhe që nuk keni lidhje me çfarë ka nevojë ky vend të dëgjojë nga ju. Nuk dini çfarë flisni.
Shteti ynë është ende në Gjykatë të Lartë në proces akoma për ato diskot e mejhanet që ju latë në kalanë e Lezhës. Ju jeni fundi! Jeni “kumi tek bova”, siç thoshin vlonjatët. Nuk keni lidhje fare se çfarë flisni. Nuk mbani përgjegjësi. Dini vetëm të shani, akuzoni.
Fatkeqësi e madhe për jetimët që keni lënë rrugëve. Të gjithë ata që nuk duan të votojnë për ne, i keni lënë rrugëve. I keni bërë mish për top në këtë luftën tuaj absurde. Një i vdekur që ju e dini të gjallë. Ca të gjallë që janë më të vdekur se i vdekuri e kërkoni ju të na tregoni ne si bëhet parku i Butrintit. O vdeksha unë për ju!


