Zhupa me tone të ashpra ndaj Ramës: Ne nuk jemi bandë e grup i strukturuar kriminal

Deputetja demokrate Ina Zhupa, ju përgjigj kryeministrit Edi Rama i cili e quajti opozitën "kope" dhe u shpreh se "budallallëku brenda familjes së tyre politike është ngjitës pasi e kanë në ADN."

Shka i debateve në seancën e sotme plenare u bë Butrinti. Opozita e akuzon qeverinë se do jepet me koncension, ndërsa Rama e mohon.

Zhupa: Ka një shprehje "kur gishti tregon hënën, budallai tregon gishtin." Ne denoncojmë aferën e Butrintitm kryeministri merret  me ne dhe jo me aferën. Nëse është dhënë pronë private ndonjëherë në Butrint kryeministri mund ta çojë në SPAK. Nëse nuk do të shkelë në SPAK nga frika se mos i hapen çështjet e veta, le të ma japë mua se e çoj unë në SPAK çështjen e Butrintit.

Ajo theksoi dhe njëherë se Butrinti do jepet me koncension dhe sipas saj nuk e mohoi as kryeministri.

Zhupa: Butrinti ka partnerët tanë amerikanë. Në fakt kjo është vetëm fasadë. DASH në raportin e fundit për Shqipërinë thotë që korrupsioni është kudo dhe nuk ka se  si ministria jonë e Kulturës mos jetë pjesë e këtij korrupsioni. Na akuzoi si kope. Ne nuk jemi grup i strukturuar kriminal, nuk jemi një bandë, nuk kemi dy deputetë  në burg. Me të njëjtin pasion ka mbrojtur aferën e incineratorëve duke thënë se është për interesin publik.

Zhupa tha se opozita po tenton të mbrojë atë që maxhoranca po tenton të vjedhë me ligje dhe me vendim qeverie. Sipas saj qeveri Rama ka vendosur ta trajtojë Butrintin si mall tregtar.