Makina përplas këmbësorin dhe shoferi ja "mbath", ndërron jetë 56-vjeçari në Cërrik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Prill 2022, 08:49
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Papër-Cërrik, në fshatin Valas.
Policia bën me dije se një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasin V. H., 56 vjeç, banues në Cërrik.
Si pasojë e aksidentit, 56-vjeçari ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

