Mediu: S’ka pasur më raporte mes opozitës pas 25 prillit, problemet e opozitës kanë lindur në 2017

I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti dhe kreu i PR-së, Fatmir Mediu u shpreh se opozita duhet të kishte luftuar për vërtetimin e masakrës zgjedhore.

Mediu tha se nuk ka pasur më raporte mes opozitës pas 25 prillit duke thënë se problemet e opozitës kanë lindur qysh në vitin 2017.

Mediu: Opozita e bashkuar ka një diferencë shumë të madhe me atë punë që kemi bërë ne lidhur me vërtetim e vjedhjeve të votova në vitin 2001. PD-ja është anëtare e PPE-së dhe e ka më të lehtë adresimin në parlamentin Evropian. Nëse ne do të shkonim të bashkuar në qëndrime dhe jo të futeshim në qerthullin e diskutimit brenda opozitës.

Nuk ka pasur më raporte opozite pas 25 prillit. Duhet të ishim marrë me manipulimin e zgjedhjeve. Për mua me problemet e opozitës kanë lidhur qysh në vitin 2017. Opozita shkatërroi dhe minoi raportin e faktorin ndërkombëtar.