Ndoka i prerë: S’bëhet fjalë të bashkëpunojmë me Bashën dhe mbetjet e tij në Kuvend

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, thotë se PD aktualisht drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit.

Këtë e tha në një intervitë për Ora News, kur u pyet se sa do ndikojë vendimi i Gjykatës në lidhje me animimin e Enkelejd Alibeajt, për Kuvendin e 11 dhjetorit.

Ai tha se për partinë Demokristiane, nuk ka rëndësi procesi i gjykatave, ndërsa ka shtuar se partia e tij asnjëherë nuk do të bashkëpunojë me Lulzim Bashën, dhe deputetët mbështetës të tij.

Nard Ndoka: Opozita është e qartë. Për ne nuk ka rëndësi procesi i gjykatave apo interferimit që bën Rama, për ta mbajtur opozitën të përçarë. Sot Grupi i Rithemelimit , ka të drejtën politike, morale për ta përcaktuar PD. Opozita është institucion dhe këtë e përcaktojnë vota e qytetarëve. Këtë herë vota foli qartë. Partia Demokristiane është e vendosur, dhe nuk bëhet fjalë që të ketë bashkëpunime as me Lulzim Bashën apo mbetjet e tij në Kuvendin e Shqipërisë.

Intervistoi Arndold Kariqi, përgatiti Anila Kolgjini.