Kraki: Europa ka vite që nuk e hap telefonin kur thirrja vjen nga Ballkani, Shqipëria dhe Kosova të shfrytëzojnë mandatin e Macron
Emmanuel Macron u rizgjodh për një mandat të dytë si President i Francës.
Studiuesi dhe profesori Nezir Kraki në një intervistë me skype për Rtv Ora me gazetaren Beti Njuma e sheh mbetjen e Francës europiane një lajm të mirë për rajonin por thekson se BE do të duhet të ristudiojë dosjen e Ballkanit në raport me integrimin në BE.
Kraki: Lajmi i mirë është se Emmanuel Macron është pro-europian i përbetuar. Është e vërtetë që ai nuk ka shumë lidhje me Ballkanin, nuk është europian i ideve të hapjes, zgjerimit. Europa dhe Franca do të detyrohen të ristudiojnë dosjen e Ballkanit në mënyrë pak më objektive dhe te sinqertë. Ka vite që çështjet e Ballkanit përkundër rrethanave që kanë pasur, problemeve të brendshme me korrupsionin, pretendimet territoriale dhe historike me njëra-tjetrën kanë bërë progres.
Kosova ka vite që ka plotësuar kushtet lër liberalizimin e vizave dhe askush nuk e kupton pse bllokohet, Shqipëria me Maqedoninë e Veriut kanë vite që kanë plotësuar kushtet për të hapur bisedimet dhe askush nuk e kupton pse nuk hapen. Domethënë Europa ka vite që nuk e hap më telefonin kur thirrja vjen nga Ballkani dhe kjo është e padrejtë sepse me vite jemi mobilizuar si Ballkan që të konformohemi me legjislacionin europian, reformat strukturore. Ka vende në Ballkan që janë më konform ligjeve dhe vlerave europiane sesa disa vende anëtare brenda BE.
Horoskopi 26 Prill, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju
25 Prill, 22:07
Kraki është optimist se, edhe për shkak të luftës në Ukrainë, do të ketë një qasje të re në këtë drejtim.
Kraki: Lufta në Ukrainë besioj se do ti shtyjë liderët, edhe më skeptikët, por edhe Emmanuel Macron, që të ristudiojnë dosjen e Ballkanit në mënyrë pak më objektive dhe në interes të përbashkët. Integrimi i Ballkanit në BE sot për sot është më shumë në interes të vetë BE sesa Ballkanit. Duhet të mbyllet zona gjeografike e BE si aleancë politike dhe ekonomike, si treg i përbashkët i zgjeruar dhe i mbyllur gjeografikisht dhe pastaj pse jo ti mbivendoset këtij unioni dhe shteteve të Ballkanit mburoja ushtarake që është NATO.
Kraki thotë se Kosova dhe Shqipëria duhet ta shfrytëzojnë mandatin 5-vjeçar të Macron si President i Francës dhe të bëjnë çmos që të zhbllokojnë procesin e integrimit, të afrohen drejt BE-së sa më shumë.
Kraki: Pasi të stabilizohet mandati i ri dhe qeveria e re Franca futet në një cikël qetësie zgjedhore dhe unë pres të ndërrojë dhe kursi politik ndaj integrimit të Ballkanit, prezencës së Francës në Ballkan.
Ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut nëse vazhdon bllokada bullgare e sheh të pamundur nëse nuk ka një vendim të vetë Komisionit Europian për t'ju përmbajtur strategjisë zyrtare të saj për zgjerimin.
Kraki: Nuk vendos Shqipëria, nuk kanë kurorëzim me Maqedoninë e Veriut për integrim. Ideja ka qenë e europianëve që vendet e Ballkanit të anëtarësohen në bllok, nëse jo përnjëherësh të paktën në blloqe të vogla. Shqipëria dhe Maqedonia janë gjetur gati aksidentalisht në vagonin e njëjtë të integrimit dhe për lehtësira proceduriale në Bruksel dhe për njëfarë lloj impulsi të ri integrues u vendos të nisen bashkë dhe pse nuk janë në të njëjtat faza, nuk janë identifike sa i përket avancimit dhe plotësimit të kushteve.
Nëse Maqedonia e Veriut bllokohet nga Bullgaria, Shqipëria mund të kërkojë nga Komisioni Europian të respektojë strategjinë zyrtare ku vendet analizohen individualisht, progresi dhe vërejtjet bëhen individualisht dhe integrimi bëhet individualisht. Shqipëria këtë mund ta kërkojë por nuk vendos Shqipëria me kë mund të integrohet, vendos BE. Nëse bllokohet Maqedonia nga Bullgaria, Komisioni Europian duhet ta shkëpusë Shqipërinë. Është një bllokadë që askush se kupton, nëse dhe bullgarët e bëjnë si grekët duke e bllokuar Maqedoninë për 15 vite nuk do ketë kuptim as integrimi.
Ndërkohë dialogu Prishtinë-Beograd ka mbetur në stanjacion në tryezën e diskutimeve por vijon etshëm me 'luftë verbale' mes udhëheqësve të dy shteteve.
Kraki: Diplomatët e KUINTI-t në Prishtinë ju hodhën në qafë qeverisë së Kosovës para disa javëve pse nuk lejonte zgjedhje serbe brenda territorit të Kosovës, pse nuk pranonte të pezullonte shtetësinë e saj derisa shtetësia e Serbisë të rifutej në Kosovë. Serbia vazhdon të ketë pretendime territoriale, historike, kulturore mbi Kosovën.
Negociatat me të në këtë kontekst, pa u zbut Serbia në pikat kryesore të pretendimeve të saj, dialogu me të nuk ka kuptim. Nuk duhej të niste në këtë format me këtë bazë. Ne na kërkohet të negociojmë dhe ti lëshojmë pe një shteti që pretendon se i takojmë, nuk ka kuptim. Pse qortohet Kosova kur nuk ka asnjë pretendim ndaj Serbisë, mobilizohet me aq sa mundet për serbët e Kosovës, janë të saj. Kemi një Serbi proruse, haptazi kundër vlerave të BE.


