Mediu: Shqipëri nuk ka kuvend funksional, por të emëruar, kryeministri kontrollon gjithë mazhorancën
I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, kreu i PR-së, Fatmir Mediu u shpreh se në vendin tonë nuk ka më demokraci horizontale, por vetëm vertikale.
Mediu tha se Shqipëria ka një parlament të emëruar dhe jo një kuvend funksional, sepse kryeministri kontroll gjithë mazhorancën.
Mediu: Ne nuk kemi pasur demokraci horizontale, por vertikale, ashtu si në kohën e Partisë së Punës. Kryesisht kemi ndjekur kryetarin e partisë. Për fatin e keq elementët e demokracisë të viteve ’90 ose ’20, kemi ardhur më shumë rreth kryetarit.
Sot nuk kemi një demokraci përfaqësues , por kemi një demokraci të emëruar. Kemi një parlament të emëruar dhe jo një kuvend funksional, sepse kryeministri kontroll gjithë mazhorancën. Deputeti nuk është i lidhur më qytetarët, pot është i lidhur me kryetarin e partisë që e vendos në listë ose jo.

