Mediu: Rama i ka vjedhur zgjedhjet, prandaj duhet një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit

I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti dhe kreu i PR-së, Fatmir Mediu u shpreh se raportet e DASH dhe OSBE e kanë përcaktuar se shteti dhe partia janë bërë një duke bërë një krim elektoral në 25 prill.

Mediu tha se Rama nuk i ka fituar zgjedhjet, por i ka vjedhur, prandaj duhet një marrëveshje edhe në rastin e presidentit.

Mediu: Raportet e DASH dhe OSBE e kanë përcaktuar se shteti dhe partia janë bërë një duke bërë një krim elektoral në 25 prill. Raporti i DASH ka një vlerë më të madhe sesa ajo e Parlamentit Evropian. Rama nuk i ka fituar zgjedhjet, por i ka vjedhur, prandaj duhet një marrëveshje.

Edhe në vitin 2001 janë njohur zgjedhjet. Aso kohe ka qenë më i vështirë procesi për t’i bindur për manipulimin e zgjedhjeve. Ne arritëm që me punën tonë të krijonim bindjet se zgjedhjet janë vjedhur. Atë kohë sa kanë mbaruar zgjedhjet për vjedhjen qendër për qendër votimi.