Zgjidhet enigma dhe në Shkodër, demokratët i besojnë drejtimin e PD-së Gjenarin Kapcarit

Ka përfunduar gjithçka edhe në Shkodër. Mbrëmja e kësaj të hënë vulosi kreun e ri të PD.

Demokratët i besuan votën kandidatit Gjenarin Kapcari. Përballë tij garonin Arben Lushaj, Emiljano Çekini, Elvis Deda dhe Vildane Gushta. Dy kandidatë të tjerë u tërhoqën nga gara një ditë para procesit.

Siç e tha dhe Kapcari gara ishte e ngushtë mes kandidatëve. Në fjalën e parë pas fitores ai përcolli mesazhin e bashkimit.

"Jam shumë i gëzuar për rezultatin. Gara ishte shumë e ngushtë. Anëtarësia ju përgjigj thirrjes sonë për pjesëmarrje. Kemi shumë punë përpara. Nga nesër duhet të fillojmë të përgatitemi për Kuvendin e 30 prillit. Qëllim im është vetëm bashkimi i PD, nëse nuk bashkohemi nuk mund të vijmë në pushtet".

Sesi do të zgjidhet çështja e dy kryetarëve të PD në Shkodër, ai pati këtë koment.

"Sot po festojmë fitoren tonë, në ditët në vijim do ta zgjidhim dhe atë punë."

Rezultati i votimit

-Gjenarin Kapcari 792 vota

-Arben Lushaj 629 vota

-Vildana Gushta 171 vota

-Elvis Deda 54 vota

Zgjidhet enigma dhe në Shkodër, demokratët i besojnë