Ju flet Moska - Faktet: Shqipëria e pambrojtur me sistem antiraketë amerikan "Patriot"
Faktet: Shqipëria e pambrojtur me sistem antiraketë amerikan "Patriot" ishte tema e kësaj të hënë në “Ju flet Moska" në RTV Ora, nga Kastriot Myftaraj.
Myftaraj: Gjatë stërvitjes së NATO-s që u zhvillua edhe në Shqipëri, u ekspozuan edhe raketat amerikane “Patriot” ku ishte e pranishme edhe ambasadorja Yuri Kim.
Amerikanët treguan se mund të vijnë në çdo kohë raketat në Kuçovë. Pse pikërisht në Kuçovë. Këto raketa kanë një rreze 40 km.
Këto mund të mbrojnë Kuçovën dhe zonën përreth. Amerikanët duan të thonë se duan të bëhen disa punë dhe transport nga ky aeroport, sepse kanë dalë fjalë për furnizim me armatim Ukrainën.
Duke u bërë ky publicitet, amerikanët sikur donin t’i thonin shqiptarëve se jemi të mbrojtur. Kështu duna tu thonë shqiptarëve se janë të mbrojtur nga këto raketa.
Këto raketa janë larguar kur mbaroi stërvitja. Edhe sikur të kishin ndenjur në Kuçovë do të mbronin një perimetër të ngushtë.
Mirë do të ishte që të kishim raketa amerikane në vendin tonë. Të kishim jo vetëm në Kuçovë sepse mbrojnë vetëm zonën aty, por të kishim në shumë qytete.
Fakte provojnë se ne nuk kemi mbrojtje anti-raketore. U bë një zhurmë e madhe vjet që i kemi, por në fakt raketat nuk janë më këtu, ne jemi të pa mbrojtur nga një goditje nga rusët.

