Çfarë gafe nga kampioni i botës. Shikoni golin që pëson Giggi Buffon (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Prill 2022, 08:44
Gabim i pabesueshëm nga një portier që ka fituar Kupën e Botës. Në minutën e 7 të ndeshjes Perugia-Parma, në stadiumin “Renato Curi”, ish gardiani i Juventusit, aktualisht kapiten i emiljanëve, gaboi në një stopim fillestarësh duke e lënë tiopin të shkonte drejt rrjetës.
Buffon tentoi ta korrigjonte gabimin por Olivieri i Perugias përfitoi nga gafa e numrit 1 duke shënuar golin e 2-0 me portën e boshatisur. Në këtë mënyrë, Perugia firmosi dyfishimin e rezultatit pasi të parin e kishte shënuar në minutën e 5.
