Mediu: Opozita të dalë në qëndrim për presidentit, LSI duhet të jetë pjesë e negociatave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2022, 21:31
I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti dhe kreu i PR-së, Fatmir Mediu u shpreh se duhet të ketë një reflektim të opozitës në raport me zgjedhjen e presidentit
Mediu tha se ai nuk ka diskutuar me Kryemadhin dhe se LSI duhet të jetë pjesë e negociatave edhe pse nuk ka grup parlamentar.
Mediu: Duhet të ketë një reflektim të opozitës. Qeveria ka vendosur të bëjë negociata brenda grupeve parlamentare, kjo nuk është e arsyeshme. Opozita duhet të ketë një përfaqësi të vetme.
Unë nuk kam diskutuar me Kryemadhin. LSI duhet të jetë pjesë e negociatave edhe pse nuk ka grup parlamentar. Opozita duhet të dal me një qëndrim.
