Arrestohet drejtori i komanduar i burgut të Reçit në Shkodër. Akuzohet se fuste sende të ndaluara për të dënuarit, vidhte naftën

Posti i jepte mundësinë të shmangte skanerin e kontrollit, ndaj drejtori i komanduar i burgut të Reçit, Ervis Zika dyshohet se e ka përdorur privilegjin për biznes. Ervis Zika akuzohet se fuste sende të ndaluara dhe vidhte naftën e institucionit, ndaj u vu në pranga mbrëmjen e 25 prillit 2022 

Lajmi u perditësua


Ora 10: 48 Shmangte skanerin e kontrollit dhe vidhte naftë, akuzat pse u arrestua drejtori i komanduar të burgut të Reçit

Drejtori i Komanduar i burgut të Reçit, ka përfunduar në qeli.

Ervis Zika u arrestua nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Zyrtari dyshohet se ka futur sende të ndaluara brenda burgut të Reçit.

Në mënyrë që të shmangte skanerin, Zika ka kaluar vetë me sende të ndaluara të cilat më pas u ka dhënë të dënuarve.

Dyshimet janë se këtë ai e bentë kundrejt përfitimit.

Nga ana tjetër drejtori i Komanduar i Burgut të Reçit dyshohet ka përfituar edhe duke vjedhur institucionin.

Ervis Zika mësohet se merrte karburant duke duke firmosur kartela fiktive.

Në skemën e vjedhjes së karburantit dyshohet se janë të përfshirë edhe punonjës të tjerë të burgut.

Hetimet po vazhdojnë më të thelluara dhe po bëhet kontrolli më i detajuar i pamjeve filmike të burgut.

Përveç Zikës priten të merren në pyetje edhe funksionarë të tjerë të cilët dyshohet se janë të përfshirë në aspektin e abuzimit me karburantit.

Operacioni konfirmuan alarmin për cënimin e sigurisë në burgje.

Pak kohë më parë u zbulua se guardian dhe zyrtarë të tjerë bashkëpunonin me të dënuar dhe persona në liri për të futur drogë e sende të tjera të ndaluara deri në burgjet e sigurisë së lartë.


Ora 09:00 (26 prill) Telefonata që arrestoi drejtorin e burgut të Reçit

Drejtori i komanduar i burgut të Reçit në Shkodër, Ervis Zika dyshohet se ka abuzuar me detyrën dhe ka futur sende të ndaluara në ambientet e burgut.

Gazetari i Ora News, Bepin Kolvata bën me dije se Zika është arrestuar në Lezhë. Ai është telefonuar nga përfaqësues të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, ku Zika i ka komunikuar se po shkonte drejt Lezhës ku dhe është arrestuar.


Ora 23: 50 (25 prill)  Arrestohet drejtori i komanduar i burgut të Reçit në Shkodër

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve arrestoi drejtorin e komanduar në IEVP Reç-Shkodër.

Arrestimi i shtetasit Ervis Zika mbrëmjen e 25 prillit 2022 është bërë me urdhër të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, konfirmoi mbrëmjen e 25 prillit ministria e Drejtësisë.

Nuk dihen shkaqet e arrestimit ndërsa mësohet se Gjykata e Shodrës ka dhënë ndaj tij masën e sigurimit personal "Arrest me burg" dhe "Pezullim të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik"

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE