Presidenti/ Mediu: Opozita duhet të mbajë qëndrime kushtetutshmërie dhe jo personale

I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti dhe kreu i PR-së, Fatmir Mediu u shpreh se opozita shqiptare duhet të mbajë qëndrime kushtetutshmërie për zgjedhjen e presidentit.

Mediu tha se nëse opozita vjen me një kandidaturë politike, askush nuk e pengon Ramën që të fusë një kandidat tjetër.

Mediu: Nevoja për të negociuar në 3 raunde është nevojë e kushtetutës. Ndërkohë që opozita shqiptare duhet të mbajë qëndrime kushtetutshmërie dhe shtetare, e jo për interesa personale dhe ato të momentit. Në këtë pikëpamje historia ka treguar se ne kemi qenë më të suksesshëm kur kemi qenë bashkë.

Ta supozojmë se na thotë mazhoranca që kandidatin për president do ta propozojë opozita. Prandaj duhet ulur të gjithë bashkë. Nëse opozita vjen me një kandidaturë politike, askush nuk e pengon Ramën që të fusë një kandidat tjetër. Edhe këtë lojë mund ta bëjë ai, duke e futur opozitën në një proces fals.