Mediu: Opozita në moment të vështirë, Basha nuk kishte të drejtë të vendoste vetë për Berishën
I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti dhe kreu i PR-së, Fatmir Mediu u shpreh se me caktimin e Berishës non grata ky është një moment i vështirë për opozitën.
Mediu tha se Basha duhet të ishte treguar i sinqertë në raport me caktimin e Berishës non grata dhe të dilte të thoshte se cili është qëndrimi i PD-së dhe të diskutohet në forume.
Mediu: Ky është një moment i vështirë për opozitën sepse jemi përballë një qëndrimi të ShBA-së. Këtu vlen që të reflektojmë të gjithë pse ka ardhur ky vendim. Do të kishte qenë më e sinqertë nga Basha se kur ka ardhur qëndrimi për të caktuar Berishën dhe të dilte të thoshte se cili është qëndrimi i PD-së dhe të diskutohet në forume.
Nuk ka të drejtë askush që ta vendosë në mënyrë personale, sa do forcë dhe autoritet të ketë. Nuk mund të ecet me 4 muaj në një qëndrim kundër dhe pastaj të thuash ditën e fundit se ke ndryshuar pozicionin. Ajo që bëri është se theu marrëdhënie e brenda në PD.

