Mediu: Nëse në nuk negociojmë Rama do thotë kjo është opozita dhe do e zgjedh vetë presidentin

I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti dhe kreu i PR-së, Fatmir Mediu u shpreh se përfaqësuesit e opozitës duhet të jenë sa më konsensual për zgjedhjen e presidentit

Mediu tha se nëse opozita nuk do të negociojë Rama do thotë kjo është opozita dhe do e zgjedh vetë emrin e kreut të shtetit.

Mediu: Përfaqësuesit e opozitës duhet të jenë sa më konsensual. Nëse ne vendosim të mos negociojmë Rama do thotë kjo është opozita dhe do e zgjedh vetë emrin. Kam kontaktuar me Alibeajn. Me Mesila Dodën nuk kam komunikuar.

Kushtetuta detyron një proces negocimi. Opozita duhet të mblidhet e gjitha e të kryej detyrën e vetë. Nuk duhet asnjë diskutim me PS-në pa pasur një diskutim më parë të deputetëve pavarësisht partive.