Kim Jong Un: Ne do të forcojmë dhe zhvillojmë aftësitë tona bërthamore
Koreja e Veriut ka zgjedhur të kapë termin e ditës që po qarkullon në mes të konfliktit në Ukrainë, atë të armëve bërthamore. Lideri koreano-verior Kim Xhong Un është zotuar se vendi i tij do të rrisë arsenalin bërthamor.
Lideri verikorean, Kim Jong-un është zotuar se do të rrisë arsenalin bërthamor të vendit të tij në një fjalim gjatë paradës ushtarake të shtetit komunist.
Gjatë paradës e cila u mbajt për të shënuar themelimin e forcave të armatosura u shfaqën edhe raketat balistike të cilat janë të ndaluara.
Në muajin mars, Koreja Veriore testoi raketën e saj më të madhe balistike, për herë të parë që nga 2017, veprim i cili u dënua gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar.
Shtetet e Bashkuara vendosën dhjetëra sanksione ndaj shtetit komunist pas testimit të atyre raketave.
Pavarësisht sanksioneve, lideri koreano-verior Kim Jong Un ka vazhduar strategjitë e tij.
"Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim hapa për të forcuar dhe për të zhvilluar kapacitetet bërthamore të shtetit me shpejtësi të madhe. Forcat bërthamore duhet të jenë gati për t’u stërvitur në çdo kohë."
Raketat balistike kanë kapacitet për të bartur koka bërthamore dhe të arrijnë në distanca shumë të largëta.
Përgjatë paradës së ushtrisë koreano-veriore janë parë edhe raketa balistike që nisen nga nëndetëset, si dhe raketa hipersonike.
Edhe pse Kim thotë se armët bërthamore të vendit të tij janë krijuar për mbrojtje kundër luftës, ato mund të përdoren për çështje të tjera, bazuar edhe në deklaratën e para disa javëve se Koreja e Veriut do t’i përgjigjet çdo vendi që tenton ta sulmojë.
Më 2018, Kim Jong-un ka zbatuar një moratorium për raketat balistike si dhe testet bërthamore, pas bisedimeve të pazakonta që pati me ish-presidentin Donald Trump, megjithëse në 2020 lideri koreano-verior njoftoi se nuk do ta zbatojë më premtimin.
Me ardhjen e Administratës Biden në pushtet, Jong Un ka treguar më pak interesim për negociata, duke kërkuar më parë nga Uashingtoni lehtësimin ose heqjen e sanksioneve.
