Ish-sekretari rikthehet si kryetar i PD në Korçë

Devis Osmani, ish-sekretari i degës së PD në Korçë është zgjedhur nga demokratët të drejtojë këtë parti.

Ai u dorëhoq si sekretar muaj më parë pasi doli kundër kryetarit të PD-së së asaj kohe në qendër Lulzim Basha së bashku me 50 funksionarë të tjerë të degës lokale.

Osmani mori 527 vota, ndërkohë Ledina Alolli, pedagoge dhe Dekane e Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin 'Fan S. Noli', ish-deputete e Parlamentit shqiptar mori 281 vota, Mateo Balli 208 vota dhe Arben Fezolli 75.

Më herët në Devoll, me 599 vota fitues u shpall kandidati i Bashës, Elvis Hajderlli.

Ish-sekretari rikthehet si kryetar i PD në Korçë