U shfaq pak ditë më parë në Prespë, ja si do të ruhet rrëqebulli ballkanik

Ruajtja  e mjedisit dhe gjallesave janë një pjesë  shumë e rëndësishme e natyrës dhe jetës sonë. I ftuar në emision “Jeto me orën” biologu Bledi Hoxha na rrëfeu për projektin më të ri që ka të bëjë “Rimëkëmbjen e rrëqebullit ballkanik” një popullatë e cila jeton vetëm në gadishullin ballkanik.

Që prej vitit 2013 Bledi Hoxha merret me menaxhimin e këtij projekti. Ai na rrëfeu se “Një arsye e zhdukjes së këtyre gjallesave është për shkak të gjuetisë dhe kanë ngelur vetëm 10 prej tyre”. Rrëqebulli ballkanik është fotografuar në malin e Munellës, Pukë, Mirditë, Elbasan, Prespë etj.

Monitorimi i kësaj kafshe është shumë i vështirë pasi është shumë e shkathët dhe e zgjuar.  PPNEA është përfshirë gjerësisht për mbrojtjen e këtyre kafshëve dhe kanë 10 vite që po merren me këtë fenomen, duke parandaluar kështu gjuetinë, prerjen e pyjeve, mbrojtjen e presë së tyre etj. 

Për të kuptuar praninë e tyre përdoren metoda me kamera kurth, një kamera e cila fotografon në mënyrë automatike. Përveç rrëqebullit ka shumë gjallesa të cilat janë shumë të rrezikuara nga zhdukja siç janë fokat e mesdheut, kali i qyqes, pelikani kaçurel, ariu i murrmë, dhia e egër, lundërza, lakuriqët e natës, dhia e egër etj. 

Në të gjithë basenin e Prespës jetojnë 5 arinj cilët rrezikojnë të zhduken shumë shpejt. Falë punës së tyre PPNEA në vitin 2008 ka arritur të shpallë të mbrojtur atë Munellës, Sherbenicës etj.  E ndërsa kthejmë vëmendjen te potencialet e natyrës shqiptare ato janë të jashtëzakonshme, por natyra nuk mund të mbrohet vetëm nga institucionet dhe organizatat, janë njerëzit ato të cilët duhet të tregohen shumë të kujdesshëm.