E rëndë në Berat, i moshuari hidhet nga ura e fshatit Starovë dhe gjen vdekjen

E rëndë në Berat, i moshuari hidhet nga ura e fshatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak me parë në qytetin e Beratit.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se një person është hedhur ne lumë nga ura në qytetit, duke gjetur vdekjen.

Mësohet se trupi i viktimës u nxor pa shenja jete në breg nga ekipi i MZSH-së.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe arsyet e ngjarjes së rëndë, ndërkohë që burimet në vendngjarje konfirmojnë se bëhet fjalë për një burrë rreth 80-vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

E rëndë në Berat, i moshuari hidhet nga ura e fshatit