Protestë 24 orëshe për çmimet para Kryeministrisë: Boll na vodhët!

Prej orës 11:30 protestuesit vijojnë të qëndrojnë para kryeministrisë dhe bëjnë thirrje për rezistencë dhe të qëndrojnë aty gjatë gjithë natës.

Adriatik Lapaj një ndër iniciatorët e kësaj proteste lexoi 9 kërkesat e protestës.

Protestuesit po bëjnë thirrje për të qëndruar 24 orë para kryeministrisë gjithashtu kanë marrë leje për të qëndruar për 24 orë. Një pjesë e tyre janë ulur këmbëkryq në shesh.  

Forca të shumta policie ndodhen prapa kryeministrisë.

Këtu janë të gjitha zhvillimet mbi protestën deri ne oren 15:30 

Ora 15:33, Qytetari nga protesta: Premtimet e Ramës si thashethemet e grave të lagjes. Momenti që qeveria të flasë me masa

Ora 13: 48 Protesta streha që u jep siguri shqiptarëve që të vënë qeverinë në punë 

Ora 13:38 I riu në karrocë me rrota: Ju në kafe t'ju vijë turp, a si shikoni çmimet ku kanë shkuar?

Ora 13:36 "Nuk jemi turpi ne!” Nga Londra në Tiranë për të protestuar

Ora 12: 40 “Përgjigjia e qeverisë arrogante” 

Protestë 24 orëshe për çmimet para Kryeministrisë:

Ora 12: 30 Rama i kërkon në fshat por fermerët i vijnë te zyra

Ora 12: 25 Protestuesja, Ramës: Ik, merr dhe Lul Bravën e shko me pushime në Dubai

Ora 12:20 Deputeti Korreshi në protestë me familjen

Ora 12: 10 "Një përgjigje për ministreshat…", Çaushaj: Ja çfarë ndodh kur përdor

Ora 12:00 "Protestën nuk e lë. Do iki i fundit!" Lapaj lexon 9 kërkesat e protestës

Protestë 24 orëshe për çmimet para Kryeministrisë:

Ora 11:40 "Ju turpëruat një Kryeministër…"

Ora: 11: 34 Rama tentoi ti nisë me pushime para protestës, studentët nuk lëvizin nga Tirana

Foto nga protesta sot 
Protestë 24 orëshe për çmimet para Kryeministrisë:

 

Protestë 24 orëshe për çmimet para Kryeministrisë:

Protestë 24 orëshe për çmimet para Kryeministrisë:Protestë 24 orëshe për çmimet para Kryeministrisë:

"Plotëso kërkesat ose dorëhiqu!" Protestuesi: Një Kryeministër tjetër nga PS, nuk duam anarshi

Nga Dibra në Tiranë për të protestuar për Skavicën, Rama po na merr nëpër këmbë 

Ora 11: 35 FOTO/ Protestuesit tek sheshi  Policia blindon kryeministrinë

Protestë 24 orëshe për çmimet para Kryeministrisë:

11:32 Protestuesit mbërrijnë para Kryeministrisë. Efektivë të policisë mbikqyrin nga taraca.

Ora 10:57 Nis marshimi drejt Kryeministrisë nën moton "Boll na vodhët!"

Ora 10:55 Nis mbledhja e protestuesve në sheshin "Skënderbej".

Ja pesë kërkesat për qeverinë

Qytetarët dhe shoqëria civile kanë njoftuar mbajtjen e një proteste ditën e sotme kundër rritjes së çmimeve në vend.

Sipas organizatorëve, tubimi do të fillojë në orën 11.00 pranë sheshit "Skënderbej" për tu zhvendosur më pas me një marshim simbolik drejt Kryeministrisë.

Protestë 24 orëshe për çmimet para Kryeministrisë:

Organizatorët kanë thënë se pas përcjelljes së mesazheve para godinës së qeverisë do të vendoset edhe vazhdimësia e protestës, duke paralajmëruar se mund të qëndrojnë edhe 24 orë në bulevard me artikulimin e kërkesave për ndërhyrjen e qeverisë me qëllim uljen e çmimeve në vend.

Policia e shtetit mësohet se ka marrë masa për ruajtjen e sigurisë dhe mbarëvajtjen e protestës gjatë gjithë kohëzgjatjes së saj.

 

Kërkesat e protestuesve

-Heqja e taksës së qarkullimit dhe pezullimi i barrës fiskale mbi çmimin e karburantit

-Pezullimi i TVSh-së për produktet bazë të shportës

-Zgjerimi i skemës së kompensimit dhe mbështetjes për fermerët

-Një paketë reale ndihme për pensionistët, invalidët dhe familjet me ndihmë ekonomike për tejkalimin e krizës

-Hetim dhe mbikqyrje të koncesioneve dhe operatorëve ekonomikë që ndikojnë arbitrarisht në çmimet në treg, veçanërisht në sektorin e hiodrokarbureve