Vranësira dhe kthjellime, ja parashikimi i motit për sot

Orët e paradites dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë Shqipërinë.

Më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat juglindore.

Gjatë pasdites dhe mbrëmjes vranësirat do të bëhen më të dukshme, në jug dhe juglindje të territorit duke gjeneruar shira të dobët në jug të vendit si edhe reshje te izoluara dëbore në zonat juglindore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulën me 2 gradë celcius në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 14°C.

Era do të fryjë mesatarisht  me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.