Kultivuan 2600 fidanë kanabis në serë, arrestohen babë e bir në Vaun e Dejës

Policia e Shkodrës ka asgjësuar 2600 fidanë të dyshuar kanabis të cilët ishin kultivuar në një serë dhe ka vënë në pranga dy persona, babë e bir.

Policia ushtroi kontroll  në një serë, në lagjen “Shegaj” të fshatit Melgushë, të  Vaut të Dejës.

Si rezultat i kontrollit u gjetën dhe u asgjësuan 2600 fidanë, të dyshuar kanabis, që ishin kultivuar në serë.

Në kuadër të operacionit të koduar "Melgusha" u bë arrestimi i L.Shegaj 51 vjeç dhe E.Shegaj 26 vjeç, babë e bir, pronarët e ambientit (serë) banues në Melgushë, Vau i Dejës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.